Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje në dy lokacione në Prishtinë ku edhe ka arrestuar referenten e Gjykatës Supreme .
"Sot Policia e Kosovës ka kryer një bastisje dhe arrestim të referentes së Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare “
"Sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për administratoren e Gjykatës Supreme, siç kanë aluduar disa media", bën të ditur Gjykata Supreme, përcjellë Klan Kosova.