Lajmet e fundit

Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar prokuroren e krimeve të rënda, Vahide Badivuku.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Hoxha tha se së bashku me prokuroren Badivuku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. “Dje gjatë mbrëmjes, Policia e Kosovës, respektivisht njësia e krimeve ekonomike ka arrestuar tre persona nën dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit” “Në mesin e tyre është edhe prokurorja e krimeve të rënda, Vahide Badivuku” Hoxha ka thënë se të gjitha masat e ardhshme do të merren konform ligjit.