Lajmet e fundit

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e fundit presidentin e ekipit të futbollit të Kastriotit, Alban Vogli.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Alban Voglit është bërë për shkak të sulmit ndaj një gazetari.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.
Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”.