Lajmet e fundit

Si pjesë e një hetimi të Inspektoratit Policor të Kosovës dje është arrestuar një zyrtar policor i punësuar në një stacion policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 dhe 16 korrik 2015 në Gjilan.
Sipas IPK-së zyrtari i dyshuar dhe tashmë i suspenduar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, transmeton Klan Kosova.