Lajmet e fundit

Policia e Kosovës njofton, se një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka dhunuar seksualisht një femër nën moshën 16 vjeçare.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi që viktima e mitur e ka njoftuar se është dhunuar nga ai person.
Lidhur me këtë rast menjëherë është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.
Prokurori ka dhënë urdhër që ky person të dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.