Lajmet e fundit

Pas vjedhjeve në fabrikën që është në ndërtim e sipër të ujësjellësit Prishtina në fshatin Shkabaj, njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar të dyshuarin, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Obiliq janë gjetur dhe konfiskuar disa nga pjesët e vjedhura, njofton policia.
Sipas punëtorit të kompanisë, vlera e pajisjeve të vjedhura arrin shumën e rreth 5.260 eurove, transmeton Klan Kosova.