Dy javë më parë një person u plagos në Kamenicë për motive të panjohura, saktësisht rasti ka ndodhur me 8 qershor.
I dyshuari ishte në arrati, por Policia e Kosovës bën me dije se ai është arrestuar një ditë më parë, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë fishekë cal-7.62x29 mm.
"Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62x29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.