Lajmet e fundit

Departamenti i Policisë në Los Angeles e ka arrestuar një mashkull 25-vjeçar pas dyshimeve se ishte duke e përndjekur modelen Kendall Jenner jashtë shtëpisë së saj në Beverly Hills, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të fundit, i arrestuari quhet Shavaughn McKenzie, dhe është duke u mbajtur në burg me garancinë prej 180.000 dollarësh.
Sipas TMZ-së, 20-vjeçarja Kendall ishte duke u futur me veturë në oborrin e saj, ku e ka parë një njeri duke e pritur tek dera, i cili e ka ndjekur nga pas dhe tentoi t’i afrohej. Ajo u tmerrua nga kjo lëvizje dhe menjëherë e lajmëroi policinë.