Lajmet e fundit
Charlize Theron ka deklaruar se një dërgesë e papritur e luleve i është kthyer në një makth, kur një person refuzoi të largohet pa e parë ballë për ballë, kështu që ajo e lajmëroi policinë, transmeton Klan Kosova.

Organet e rendit i kanë thënë TMZ-së se një njeri është paraqitur në shtëpinë e saj në Holliwood Hills të dielën pasdite me një buqetë lulesh.
Raportohet se ai ka rënë ziles së portës kryesore dhe Charlize e ka udhëzuar që t’i lërë lulet aty, por ajo pretendon se ai ka refuzuar të largohet.
Aktorja më pas e ka lajmëruar policinë dhe personi në fjalë është arrestuar për përndjekje.