Lajmet e fundit

Bodan Mitroviq është arrestuar në Suharekë nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime në luftë. Policia e ka kapur atë, pasi nj grup i serbëve kishin shkuar në Mushtisht për vizituar shtëpitë e tyre, sipas Radiokim, transmeton Klan Kosova.
Pasi që Policia e Kosovës ka kontrolluar autobusin e ka arrestuar Mitroviqin dhe e kanë dërguar për në Prizren.
Ai bashkë me serbë të tjerë kishin ardhur për të përcjellë liturgjinë në Kishën e Shën Mërisë në Mushtisht.
Arrestimi i tij ka shkaktuar një trazirë nga grupi i përbërë prej 50 vetash të cilët nuk jetojnë në këtë fshat.