Lajmet e fundit

Arrestohet një ndihmëskontrollor i Policisë kufitare në Kakavijë si një shitës me pakicë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin kontrabandë cigaresh.
Pasi një hetimi disamujoj, është kryer arrestimi në flagrancë i inspektorit Mentor Cane dhe tregtarit Erald Çaço.
"Punonjësi i Policisë, Mentor Cane, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip "Benz Mercedez" me targa TR 36 11 U, dhe i sillte në Tiranë tek blerësi.
Në ngarkesën e fundit, të bllokuar sot në mesditë në rrugën "Ndre Mjeda", në kryeqytet punonjësit të policisë Cane iu kapën 36 kuti, me nga 3 steka cigare secila”, thuhet në njoftimin e Ministrisës së Brendshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale./Lapsi.al