Lajmet e fundit

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se bëntë fotografi nën fustanët e dy blerësve të supermarketit.
John Wiggins 55 vjeçari përdori një smartphone për të marrë këto fotografi .
Ai thuhet se ka pretenduar se po heq një kuti me makarona por mori fotot përderisa përkulej afër femrave.
Por ai u kap kur një grua dyshoj se ai ishte duke fotografuar atë dhe i tregoi edhe burrit të saj për këtë gjë.
Gruaja në foto ka thënë se është e traumatizuar dhe e frikësuar për këtë gjë, poashtu ka thënë se nuk do veshë asnjëherë fustan jashtë për të bërë pazar.
Wiggins ka punuar si mësues në shkollën e lartë Clover Hill, por u shkarkua pasi që akuzat dolën në dritë, transmeton Klan Kosova.
Një prind tha: ‘’ Ky njeri nuk ka nevojë të jetë rreth fëmijëve.’’
Wiggins është i akuzuar për dy xhirime të paligjshme dhe do të paraqitet në gjykatë me 23 korrik.