Policia në Ferizaj ka arrestuar njërin nga dy të dyshuarit për grabitje, njofton Klan Kosova.
“Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 minuta në rrugën, Besim Rexhepi në Ferizaj, ku të dyshuarit, G.R. (m/ sh/k 23 vjeç) dhe N.B.(m/sh/k ), me forcë nga viktima S.A. (f/sh/k) kanë marrë zinxhirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.
“Gjatë intervistimit i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës, në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë”.
“Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zinxhiri prej ari, të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.