Lajmet e fundit

Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që të njëjtit pasi i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarët policorë dhe ka refuzuar urdhrat policorë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit dhe për pasojë lëndime të lehta ka pësuar një zyrtar policor i cili pas tretmanit mjekësor është liruar, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.