Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Deçan pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka plagosur bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.