Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.Z (i lindur më 1986) lidhur me dyshimin për përfshirje në veprat penale "Falsifikim i dokumentit publik” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.
V.Z dyshohet se ka falsifikuar çertifikatën e pronës publike me qëllim të përvetësimit të kunderligjshëm të një prone (objekti) në Ferizaj, duke shpallur si pronare të kësaj prone një qytetare ( M.C) serbe shtetase e Serbisë.
Poashtu i njëjti dyshohet se ka falsifikuar autorizimin noterial sipas të cilit ai kishte të drejtë ta shiste pronën dhe përfaqësonte në çdo raport juridik pronaren e lartëcekur femër serbe.
Prona në fjalë së bashku me objektin janë nën menaxhim të AKP-së dhe vlera e së cilës konsiderohet se është mjaft e lartë, transmeton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është derguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.