Lajmet e fundit

Policia raporton se dje në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër K-Shqiptare”.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën nuk posedonte leje”, thuhet në raportin e Policisë.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.