Lajmet e fundit

Një banor i fshatit Bibaj nga Komuna e Ferizajt raportohet se e kishte publikuar një armë zjarri në shitje në një faqe interneti.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar pistoletën Gap, cal. 9mm. Ai po ashtu është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.