Lajmet e fundit

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Në pranga ka rënë Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë.
“Më datë 30.04.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi të shtetasit turk. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet e Drejtësisë Maqedonase” bën me dije policia.
Sipas policisë, autoritetet gjyqësore maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë 20.01.2014, e kanë dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Maqedonas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme, shkruan shekulli, përcjellë Klan Kosova.