Lajmet e fundit

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 22 vjeçarit V.S në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” e cila ndodhet në lagjen Bair, dhe në këtë rrugë ndodhen tri shkolla të mesme të qytetit, ajo Ekonomike, Gjimnazi dhe shkolla e Mjekësisë.
Zahiti e ka konfirmuar se viktima nuk është nxënës i asnjërës nga shkollat e lartëpërmendura derisa Klan Kosova merr vesh i njëjti ishte student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.