15.09.2017 · përditësuar para 3242 dite1 min lexim
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet për “vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodh sot në mëngjes, në rrugën “Isë Mehmeti”, njofton Klan Kosova.
Personi me inicialet G.S., 31 vjeçar ka qenë në arrati që nga 26 maji i këtij viti lidhur me këtë vepër penale.
“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit G.S., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.