Është arrestuar i dyshuari për dy raste të vjedhjeve të rënda gjatë muajit shkurt të këtij viti në Gjilan.
Sipas njoftimit nga policia, pas arrestimit nga i dyshuari (i lindur më 1992) janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në Gjykatë.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.