Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në fshatin Qukic të Zubin Potokut ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në rastin “prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve”, njofton Klankosova.tv
Në shtëpinë e tij, i dyshuari që është arrestuar me urdhërarrest te lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në vitin 2018 kishte improvizuar një laborator të drogave sintetike, ku dyshohet se ka prodhuar droga sintetike të llojit të amfetaminës.
Grupit kriminal në qershor të vitit 2018 i ishin sekuestruar pajisjet për prodhimin e drogave sintetike, prej të cilave ishin katër armë të gjata, municion, dy motorolla, tableta rinostop, tableta rinasek, tretës dhe një sasi e marihuanës.
“Grupi kriminal dyshohet se ka vepruar nga shtatë (7) persona të dyshuar ku është iniciuarprocedurë penale ndaj tyre, të cilët dyshohet se për një kohë kanë bërë përpunimin e drogave sintetike të llojit amfetaminë. Në lidhje me rastin të dyshuarit i caktohet ndalimi policor me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit#”, njofton Policia e Kosovës.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.