Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një vajzë.
Policia bën të ditur se vajza është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.