Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një revole.
Policia ka bërë të ditur se në veturë gjithashtu janë gjetur edhe katër fishekë me gaz.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 fishekë me gaz. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.