Është arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti me armë ka hyrë në depon e një marketi.
Policia ka bërë të ditur se gjatë ballafaqimit me pronarin, të dyshuarit i kishte rënë arma në tokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se nën posedim të armës kishte hyrë në depon të marketit të viktimës mashkull kosovar. Gjatë ballafaqimit me viktimën të dyshuarit i kishte rënë arma në tokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë pa municion të cilën e kishte pas i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.