Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Cërrik të Shqipërisë, ku u përdor edhe thika.
Sipas policisë, ishte një 24-vjeçar që tentoi ta vriste me thikë një person tjetër, të moshës 37-vjeçare.
“Autori është arrestuar nga policia, ndërsa 37-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu 37-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë pasi në automjet i është gjetur shkop bejsbolli”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.