Një person i kërkuar është arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm në Kaçanik.
Sipas policisë, i dyshuar me iniciale A.P, i moshës 31-vjeçare ishte i kërkuar për veprën penale "Dhunë në familje" me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
"Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250, 0290/322-406", thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.