Lajmet e fundit

Sot në Prizren është arrestuar një person i nacionalitetit serb, i cili dyshohet se është marrë me kontrabandimin e dy personave në Suboticë, në kufi me Hungarinë, dhe pasi që i kishe marrë 1200 euro, i kishte lënë në mëshirë të fatit.
Ky person është identifikuar sot nga babai i dy djemve brenda një qendre tregtare, i cili më pas e kishte lajmëruar policinë, transmeton Klan Kosova.
Pas intervistimit, për të dyshuarin është dhënë vendimi për ndalim, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer vepër penale të kontrabandës me emigrantë për në shtetet “Shengen”.