Lajmet e fundit

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person të dyshuar inspektor në ATK, L.R., nëndyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Hetuesit policorë nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit me Urdhëresë të PTH-Prishtinë, me aplikimin e masave të fshehta, të cilat masa janë zbatuar sot, kanë rezultuar me kapjen në flagrancë të dyshuarit në kryerje të veprës penale. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të parapara në bazë të planit operativ, i dyshuari është intervistuar në cilësi të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Më tej ai shtoi se Policia e Kosovës mbetetët fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, veprave penale dhe në veqanti luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.
“Secili individ pavarësisht rolit dhe funksionit që ka, në rast të involvimit apo përfshirjes në veprime të kunderligjshme apo kriminale do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, tha ndërtjera Hoxhaj.