Një i mitur është arrestuar natën e së enjtes në Podujevë, i cili dyshohet se plagosi një tjetër.
I dyshuari akuzohet për “lëndim të rëndë trupor” dhe “përdorim të armës”.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Është arrestuar një person i mitur për veprat ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Në koordinim me prokurorinë, ajo tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.