Lajmet e fundit

Një burrë saudit, që është i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, është arrestuar në Francë.
Khaled Aedh Alotaibi është arrestuar në aeroportin e Charles-de-Gaulle, të martën, sipas raportimeve të mediave franceze, njofton Klan Kosova.
33-vjeçari, ish-roje mbretërore në Arabinë Saudite, u vendos në paraburgim.
Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018.
Arabia Saudite tha se ish-gazetari i Washington Post ishte vrarë në një "operacion mashtrues" nga një ekip agjentësh të dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri.