Lajmet e fundit

Policia në Rotterdam ka arrestuar një mashkull 30 vjeçar nën dyshimin se i njëjti po përgatiste një sulm terrorist, ka deklaruar prokurori, transmeton Klan Kosova.
Në shtëpinë e tij është gjetur një kallashnikov dhe një pikturë e cila përshkruan flamurin e te ashtuquajturit Shteti Islamik.
Sipas raportimeve të medieve lokale është thënë që personi në fjalë është me nacionalitet holandez.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për dy javë.