Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës - Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.