Një burrë është arrestuar në Prishtinë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 15 mijë euro, për të cilat, sipas policisë, nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, policia rastin e ka cilësuar si "shmangie e tatimit".
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.