Është arrestuar një burrë në Lipjan, i cili dyshohet se nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, ka vjedhur në tri xhami.
Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në xhaminë e Magures, Banullës dhe Krojmirit, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në lokacione të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.