Lajmet e fundit

Mediat franceze raportojnë se është arrestuar një burrë në hyrje të një hoteli në Disneyland Paris, për shkak të posedimit të dy armëve të zjarrit, transmeton Klan Kosova.
Policia ka thënë se i dyshuari mbante edhe një pako plumbash në duar si dhe një kopje të Kuranit.
Sipas informacioneve të para të hetuesisë, i arrestuari nuk është i njohur për forcat franceze të sigurisë, dhe dyshohet që mund të ketë qenë bashkëpunues i personave që synojnë të kryejnë sulme.
Franca mbetet në një gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve vdekjeprurëse islamike në Paris në tetor të vitit të kaluar.