Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Ramadan Deliu që sipas tyre ishte duke marrë pjesë në një tubim në Mitrovicë.
“Policia provokoi pjesëmarrësit në tubim, duke intervenuar brenda tubimit për të arrestuar këtë aktivist, ‘faji’ i të cilit ishte se mori pjesë para 7 vjetësh në një aksion politik kundër EULEX-it”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, arrestimet politike, kërcënimet, deportimet e aktivistëve, po shfaqin natyrën e dhunshme të regjimit në Kosovë, dhe po e provokojnë jashtëzakonisht shumë situatën.
“Kjo situatë e dhunës policore po bëhet e padurueshme dhe çdo tensionim i mëtutjeshëm do të jetë në përgjegjësinë e Isa Mustafës”, thuhet në fund të këtij njoftimi.