Lajmet e fundit

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, i cili me vete kishte dy çanta me rreth 21.3 kilogramë eksploviz, të montuara për shpërthim në distancë.
Të dy çantat u gjetën në afërsi të veturës së të dyshuarit, ku në afërsi të atij vendi u gjet edhe një veturë që brenda kishte 3 bidonë me lëndë djegëse, transmeton KlanKosova.tv.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tij, me të cilët i arrestuari dyshohet se do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse.
Së bashku me të arrestuarin edhe njëri nga të shpallurit në kërkim janë të dyshuar edhe për rrëmbimin e tre personave, në Sarandë me 9 prill të këtij viti.