Lajmet e fundit

Kylie Jenner ka një problem serioz me një fans të flaktë!
18 vjeçarja kishte një mysafir të paftuar në shtëpinë e saj në ditën e Krishtlindjeve, që i bie të jetë e 11-ta herë që ai ka tentuar të hyjë aty me forcë, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të fundit, ndjekësi i yllit të Keeping Up With the Kardashian, i cili nuk është identifikuar, beson se është “shpirti i saj binjak”.
Ai është arrestuar dhe dërguar në psikiatri për vlerësim, por siç raportohet, ka ikur ditën tjetër.
Për koinçidencë, fansi po ashtu ka tentuar të hyjë me forcë edhe në shtëpinë e Drake gjatë Krishtlindjes, derisa këngëtari ishte me familjen Kardashian. Për fat të mirë, Kylie dhe Drake kanë sisteme të sigurisë që i kanë kontaktuar autoritetet para se të bëhej ndonjë dëm.