Lajmet e fundit

Motra e mafiozit italian të burgosur së fundmi, e përshkruar si "kumbari i fundit i mafias siciliane", është arrestuar pasi policia duke kontrolluar shtëpinë e saj, të fshehura në divan gjeti piziini - copëza letre që shefi i përdori për të dhënë udhëzimet e tij të shtypura me dorë.
Sipas hetuesve, Rosalia Messina Denaro, motra e Matteo Messina Denaro – i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë deri në arrestimin e tij më 16 janar – kishte ndihmuar vëllanë e saj të shmangte kapjen për 30 vjet dhe kishte vepruar në emër të tij si “arkëtar” i “familjes”, ndërkohë që drejtonte edhe rrjetin e transmetimit të pizzini-ve, duke i mundësuar kështu bosit mafioz të ruante marrëdhëniet me organizatën e tij gjatë periudhës së tij të gjatë si i arratisur.
“Rosalia Messina Denaro ishte një person me besim absolut të shefit”, tha Alfredo Montalto, gjykatësi që urdhëroi arrestimin e saj. “Ajo menaxhonte rrjetin e pizzini-ve përmes të cilit Denaro u dorëzonte porositë e tij bashkëpunëtorëve të tjerë”.