Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ndërmjet datave 4 dhe 7 gusht në rajonin e Prizrenit ka ndaluar 19 persona të dyshuar për posedim/trafikim të narkotikëve, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
I njëjti nuk ka dhënë emrat as inicialet e të ndaluarve.
Mirëpo është kuptuar që në mesin e të dyshuarve të ndaluar është edhe Mentor Shuki, autor i emisionit televiziv “Me SHUKIN”.
Prokurori i rastit, Genc Nixha, ka thënë se në mesin e të ndaluarve me gjasë është edhe një person me emrin Mentor Shuki.
“E kam një në ndalim. Mentor Shuki më duket. Po, në pyetje janë lëndët narkotike. Nesër vendoset çfarë vendoset. Të shohim. Nuk e dimë a do të shkojmë me paraburgim apo jo, por nesër vendoset pasi i kemi ato 48 orët edhe vendosim në kuadër të asaj”,ka thënë Nixha për kallxo.com.
E në raportin e saj ditor, Policia ka njoftuar se në Prizren më 6 gusht ndërmjet orës 1:30 dhe 2:50, janë arrestuar katër persona, te të cilët është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan Kallxo.com, transmeton Klan Kosova.