Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak, nën dyshimin se kishte prezantuar letërnjoftim të falsifikuar.
Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është depërtuar nga Republika e Kosovës në Serbi, transmeton Klankosova.tv.
"Është arrestuar e dyshuara shtetase e Maqedonisë së Veriut pasi e njëjta në hyrje të Kosovës ka prezantuar një letërnjoftim të Maqedonisë së Veriut që dyshohet të jetë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është depërtuar nga Republika e Kosovës në Serbi", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.