Lajmet e fundit

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. Argentin Hodaj akuzohet për vjedhje. Sipas policisë së qytetit bregdetar Hodaj dyshohet se është autorë i vjedhjes së 1000 euro-ve.
Vjedhja ka ndodhur në Hotelin “Splendor” në Dhërmi, me pronar shtetasin F.G.
Policia thotë se 39-vjeçari ka qenë kamarier në hotel dhe këtë shumë e ka vjedhur në një ceremoni martesore, që po organizohej./tvklan.al