Lajmet e fundit

Në vendkalimin kufitar Dobrakovo, në kufirin mes Mali i Zi dhe Serbisë është arrestuar koloneli Radovan Aleksiq, ish-shef i shërbimit të kundërspiunazhit të Ushtrisë Jugosllave
Ai u arrestua nën dyshimin se ai u përpoq të vriste një inspektor policie Predrag Shukoviq, ish-shef i Departamentit për Luftën Kundër Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë, dy muaj më parë në qendër të Podgoricës.
Aleksiq pas arrestimit është dërguar në Podgoricë.
Mediat malazeze raportojnë se ai u prangos në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga prokuroria e këtij vendi, transmeton Klan Kosova.