Lajmet e fundit

Gjykata Supreme në Panama, ka urdhëruar arrestimin e ish Presidentit të këtij vendi, Ricardo Martinelli.
Martinelli akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike dhe për spiunim të më shumë se 150 njerëzve të shquar, transmeton Klan Kosova.
Midis atyre që ka spiunuar janë aktivistët sindikalistë, politikanë, avokatë, doktorë si dhe njerëz të biznesit.
Martinelli i ka mohuar të gjithë akuzuar, duke thënë se këto janë pjesë e hakmarrjes nga presidenti i tanishëm, Juan Carlos Varela.