Lajmet e fundit

Policia e Dragashit ka realizuar një arrestim në lidhje me tentim vjedhjen dhe dëmtimin e dyerve ose bravave të njëmbëdhjetë shtëpive në Restelicë të Dragashit, njofton Klan Kosova.
Pas hetimeve të rastit në fjalë është arrestuar i mituri me inicialet E.B, 16 vjeçar, i komunitetit goran.
I dyshuari është intervistuar dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e arrestit për 24 orë.
Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.