Lajmet e fundit

Një i mitur është sulmuar me thikë nga disa persona të panjohur në Kaçanik.
Për këtë rast, policia ka arrestuar një të dyshuar, po ashtu të mitur, njofton Klan Kosova.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.