Lajmet e fundit

Policia e kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ka ndodh në Malishevë.
“I dyshuari është N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës”, thuhet në komunikatën e policisë së rajonit të Malishevës.
Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
"Me datë 11 shtator 2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë Komuna e Malishevës, ndërsa me datë 12 shtator 2016 në ora 17:25 viktima është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune".