Është arrestuar personi i dyshuar për gjuajtje me armë në Breg të Diellit, ngjarje kjo e cila ndodhi më 13 qershor të këtij viti.
Policia rastin e ka cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe ka njoftuar se në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”.
“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë etj. Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në komunikatën për media.
[caption id="attachment_2330239" align="aligncenter" width="670"]Pamje të publikuara nga policia.[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.